23:07 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

“Kuvendi ende pa raport nga Qeveria për shpenzimet buxhetore gjatë këtyre muajve”

Zëvëndëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputetja nga radhët e PDK’së, Safete Hadërgjonaj, i ka bërë thirrje Qeverisë të ketë kujdes për shpenzimin e rezervës shtetërore.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ajo ka theksuar se deri më tani Kuvendi i Kosovës nuk ka ndonjë raport Qeveria se si ka shkuar rrjedhja e shpenzimeve buxhetore gjatë këtyre muajve.

Hadërgjonaj ka bërë me dije se nëse ka tejkalim të shpenzimeve buxhetore mbi dinamikën e parashikuar, atëherë do të jepen rekomandime të cilat janë obligative për Qeverinë.