18:46 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Kuvendi nis t’i kryejë obligimet për miratimin e projektligjeve me agjendën Evropiane

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra gjatë takimit të djeshëm me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin janë dakorduar për përshpejtim të miratimit të projektligjeve që parashihen me agjenden evropiane.

Sipas Deliu-Kodres, deputetët me votën e tyre kanë përkrahur propozimin që Kuvendit t’i kryejë obligimet dhe përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë që të adresohen si të arritura në Raportin e Progresit për Kosovën, tranmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në takimin e djeshëm me kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, u dakorduam për përshpejtim të miratimit të projekligjeve të parapara me agjendën evropiane.

Në cilësinë e kryetares së komisonit për Integrime Evropiane, kërkova që kuvendi të mbështes propozimin që projekligjet e mbetura të votohen me procedurë të shpejt.

Me votën e tyre deputetët përkrahën propozimin që kuvendi t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë që të adresohen si të arritura në Raportin e Progresit për Kosovën, raport që pritet të publikohet në javën e dytë të muajit Prill./Indeksonline/