13:45 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ky çift “lufton” me hajnin brenda dyqanit (Video)

Një hajn kishte hyrë në një dyqan ushqimor duke kërcënuar pronaren me një thikë në dorë.

Por, kjo e fundit nuk e linte hajnin të afrohet meqë e godiste vazhdimisht me një shkop, deri sa me dorën tjetër mbante telefonin ku po e telefononte burrin e saj, transmeton Indeksonline.

Ngjarja shihet se ka ndodhur në korrik të vitit 2017, por tek tani është bërë virale në rrjetet sociale.

Çifti padyshim janë pronarët më të guximshëm./Indeksonline/