17:04 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është çifti i martuar për kohën më të gjatë (Foto)

Ka shumë fuqi në dashuri, qoftë kjo dashuri shoqërore, vëllazërore, prindërore apo edhe dashuria mes një çifti Dashuria mes John dhe Ann Betar është një lidhje që duhet admiruar. Të dy kanë pasur takimin e parë në vitin 1932, kur John ishte 21 vjeçar e Ann vetëm 17.

Ditë pas takimit të tyre të parë ata u martuan së bashku. Këtë 25 nëntor ata festuan 85 vjetorin e martesës. “Dhe më thanë se nuk do të zgjaste”, qesh John teksa tregon historinë e tyre të dashurisë.

Martesa e tyre për këtë kohë kaq të gjatë, i ka bërë ata jo zyrtarisht çiftin me kohën më të gjatë të martuar në Amerikë, kur ata po festonin përvjetorin e 81të së bashku. John dhe Ann, tani 106 dhe 102 vjeç respektivisht kanë 5 fëmijë, 15 nipa e mbesa dhe dhjetëra stërnipa e stërmbesa.

Kur u pyet se si kanë arritur të mbajnë një lidhje kaq gjatë, Ann këshilloi që të: “Dëgjoni njëri tjetrin pa marrë parasysh situatën. Ne nuk grindemi, ne dëgjojmë dhe gjithmonë kemi dëgjuar”.

John dhe Ann janë pak pas rekordit botëror, që është 86 vite, 9 muaj e 16 ditë, por me mënyrën qysh po vazhdojnë, pritet që ta thyejnë këtë rekord.