13:00 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / B O

Ky është CLS i ri nga Mercedes-Benz

Mercedes-Benz sapo ka lëshuar imazhin të parë të CLS të ri, model ky që do të zbulohet zyrtarisht në LA Show më 27 nëntor.

Imazhi i vetëm përshkruan kokën e makinës, duke theksuar dritat e para LED, por nuk është e vështirë të dallosh formën e përgjithshmë, grilën e vetme dhe tabelën më të ulët. 

Mirëpo, modeli i ri CLS ishte kapur edhe më heret nga fotografët spiun, transmeton Indeksonline.

CLS i ri do të ndërtohet në platformën E-Class, por do të jetë më i ulët, më i gjatë dhe më i gjerë.

Sa i përket linjës së motorëve, priten dy benzinë: njëri me 295 kuajfuqi, ndërsa tjetri me 362 kuajfuqi dhe dy dizel: njëri me 241 kuajfuqi dhe tjetri me 335 kuajfuqi.

AMG sigurisht që do të kujdeset për versione edhe më të fuqishme. Përvec 63 dhe 63S, do të ketë edhe një CLS 53 me rreth 430 kuajfuqi. /IndeksOnline/