14:05 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është futbollisti kosovar më i mirë i të gjitha kohërave (FOTO/VIDEO)

Fadil Vokrri po konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë kosovar, duke i dhënë shumë futbollit.

Megjithatë, yje të tillë Kosova ka pasur edhe më herët, kur futbolli vetëm sa kishte ardhur në trojet shqiptare.

Futbollisti mitrovicas, Riza Lushta, konsiderohet si futbollisti shqiptar më i mirë i të gjitha kohërave, shkruan indeksonline.

Ai ka lindur në Mitrovicë në vitin 1916 dhe ka luajtur për të rinjtë e Trepçës.

Kulmin e karrierës, Lushta e pati te Juventusi (1940/45) duke u bërë një makineri golash.

Në 95 paraqitje për Zonjën e Vjetër, futbollisti kosovar ka shënuar 56 gola.

Riza Lushta më pas ka luajtur edhe për skuadra tjera të Serie A si Napoli, Alsandria, Siena. /IndeksOnline/