21:35 / E Martë, 12 Qershor 2018

Ky është gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen e parë të Botërorit

Ndeshja inauguruese e Kupës së Botës në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite  që do të zhvillohet në Luzhinki do të drejtohet nga gjyqtari argjentinas, Nestor Pitana.

42 vjeçari do të ndihmohet nga dyshja Hernán Pablo Maidana dhe Juan Pablo Belatti . Arbitri i katërt do të jetë braziliani Sandro Meira Ricca .

Pitana ka përvojë të madhe në Kupën e Botës, ku deri më tani ka drejtuar katër ndeshje dhe nëse drejton dy ndeshje në këtë Botëror do të thyej rekordin e Horacio Elizonti si gjyqtari me më shumë paraqitje në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit. /IndeksOnline/