23:08 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ky është këngëtari që fotografoi presidentin Thaçi në “vendin e të fortëve” (Foto)

Pavarësisht angazhimeve të shumta si president i vendit, duket që Hashim Thaçi po i kushton rëndësi të veçantë edhe pamjes së jashtme.

Thaçi madje po bën palestër, për ta mbajtur trupin në formë.


Është këngëtari kosovar Korab Shaqiri ai që ka shkrepur me telefonin e tij një nga momentet kur presidenti i Kosovës shihet në palestër.

‘Po ushtron presidenti Hashim Thaçi’ ka shkruar këngëtari.

Ndryshe Thaçi shpesh në palestër shkon i shoqëruar edhe nga djali i tij Endriti./Indeksonline/