08:30 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është ministri që s’lejonte përleshjen fizike të deputetëve në Kuvend [Foto]

Në seancën e djeshme të Kuvendit është zhvilluar debat i ‘nxehtë’ i disa deputetëve lidhur me mocionin e Vetëvendosjes për rastin e të ndjerit të aktivistit, Astrit Deharit.

Gjatë këtij debati pati reagime të shumta në vend. Në momentin kur fjalën në foltoren e Kuvendit e kishte ish- Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tani e Integrimeve, aty nuk mungoi reagimi i deputetëve të VV-së.

Këta të fundit e penguan ministren gjatë fjalimit, madje kjo situatë u keqësua duke shkuar deri në përleshje të disa deputetëve, konkretisht të VV-së dhe PDK-së, shkruan Indeksonline. Mirëpo, ishin disa persona të cilët u munduan që ta ndalonin këtë situatë aspak të mirë.

Përveç kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili tentoi t’i ‘ndante’ nga kjo tollovi deputetët, ndër ta ishte edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili sot bëri një gjest të mirë. Lekaj përmes disa fotografi të bëra nga “Indeksonline” shihet se si mundohet që të qetësoi situatën e keqe të krijuar për disa minuta në legjislativ.

Ndryshe, LDK pas kësaj përleshje të krijuar në Kuvend mori vendim që të abstenojë në këtë debat. Me këtë rast, kjo parti nuk mori pjesë as në votim, i cili edhe dështoi për arsye se nuk pati kuorum të mjaftueshëm.

Më poshtë shikoni disa pamje:

/Indeksonline/