23:54 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është ministri romantik i Haradinajt, i dërgon gruas lule (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mjaft shumë ministra në kabinetin e tij, por njëri ndër ta po del të jetë shumë romantik.

Bëhet fjalë për ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili para tri ditësh i ka dërguar lule gruas së tij për ditëlindje.

Publikimin e dhuratës e ka bërë vet gruaja e ministrit, Shahe Bytyqi, e cila ka thurur edhe disa fjalë për bashkëshortin. “Lulet kane edhe me shume jete, kur dhurohen nga njeriu i jetes. Faleminderit ❤”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, edhe vetë kryeminisri Haradinaj kishte shprehur karakterin e tij romantik më 14 shkurt, kur ishte dita e të dashuruarve.