10:26 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është parashutisti që vdiq dje në Bjeshkët e Istogut (Foto)

Një parashutist ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, duke rënë në Bjeshkët e Istogut, nga një lartësi e madhe.

Parashuta kishte rënë në vendin e ashtuquajtur “Livadhi i Kabashit”.

Indeksonline mëson se parashutisti që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, ishte Xhavit Pepshi nga Gjakova.

Indeksonline, sjell fotografi të Pepshit, i cili ishte edhe anëtar i Aeropklubit Gjakova./Indeksonline/