16:25 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është personi që ndërroi jetë pasi u godit nga vetura në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Foto)

Rreth orës 21:30 minuta të ditë se djeshme, në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore e më pas ka ndërruar jetë në spital.

Indeksonline mëson se i viktima është Nehat Mjaku nga komuna e Kaçanikut.

Ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në afërsi të një restoranti. I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ndërsa sot rreth orës 05:00 min. nga mjeku kujdestar është konfirmuar se Mjaku nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.