18:24 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është personi që vdiq sonte në shesh (Video/Foto)

(I plotësuar)– Vdekjen e të moshuarit e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Me date 17.02.2018 rreth orës 18:00 policia ka marre informatën se një person, mashkull, rreth 60 vjeç, është gjetur i alivanosur ne sheshin ‘Nena Terezë’ .Ne vendin e ngjarjes ka dale njësia policore dhe mjeket emergjent. Këta te fundit kane bere përpjekjet e tyre për ti ofruar ndihmën e pare mirëpo sipas mjekeve personi ne fjale nuk ka shenja jete. I njëjti është transferuar ne drejtim te QKUK-se. Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve te nevojshme për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e personit”, ka thënë Borovci. /Indeksonline/.

………………………………………..

(I plotësuar)- Indeksonline ka mësuar se personi që ka vdekur në shesh sonte është K.Q, i lindur më 1953.

Nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes.

………………………………..

Vdes një person në sheshin e Prishtinës (Foto)

Një person në sheshin e Prishtinës ku po qëndrojnë shumë qytetarë për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë, është alivanosur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmë, por personi në fjalë ka vdekur në vend.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar për këtë rast…