18:21 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është propozimi për emrin e ri të Maqedonisë

Në klubin e deputetëve po mbahet takim i liderëve i thirrur nga kryeministri Zaev për të njoftuar për rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe propozimin konkret “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Në takim po marrin pjesë presidenti Ivanov, kryepalrmentari Xhaferi, lideri i VMRO-së Mickovski ai i BDI-së Ahmeti dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

“Republika Ilinditase e Maqedonisë” – do të jetë emri i ri i Maqedonisë, i përshtatur në gjuhën shqipe. Kështu ka treguar përmes një statusi Artan Grubi, deputet nga BDI’ja.

Temat: