18:29 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ky është versioni i policisë për pamjet ku rrihet një person në Gjilan (Video)

(I plotësuar)-Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline rastin e ndodhur sot në mes policisë dhe një qytetari në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Sipas Hashanit pjesëtarët e policisë kanë kërkuar ndalimin e një personi i cili nuk ka respektuar kërkesën e tyre për ndalim kështu duke reaguar në mënyrë agresive ku ndër të tjerash ka lënë të lënduar edhe një pjesëtarë të policisë.

“Policia e Kosovës e ka ndaluar në fakt një person i cili nuk i është ndalë policisë në shenjën për ndalim, pas një kohe policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin i cili edhe gjatë ndaljes ka qenë agresiv duke i sulmuar policët ku njëri prej tyre  ka edhe lëndime”, ka thënë Hashani për Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se i dyshuari e ka dëmtuar njërën prej veturave zyrtare të policisë.

“Ai është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit prej 24 orëve”, ka përfunduar Hashani./Indeksonline/

……………………………………………………………..

Momenti kur një qytetar rrihet me grushte e shqelma nga Policia e Kosovës (Video)

Një qytetar është rrahur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë rreth orëve të para të ditës.

Personi në fjalë është rrahur fuqishëm nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përderisa nuk dihet arsyeja.

Madje në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë momenti kur pjesëtarët e policisë rrahin personin në fjalë përderisa dy vetura qëndrojnë të ndaluara para një shtëpie./Indeksonline/