17:20 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është versioni i Policisë së Kosovës  për sulmin ndaj punëtorit të KEDS-it

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një punëtorë i KEDS-it është sulmuar në mesdtiën e sotme nga një banorë i Gllarevës së Klinës.

Këtë rast e ka treguar për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ai ka thënë se rasti është cilësuar si “ sulm ndaj personit në kryerje të detyrës zyrtare”. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar menjëherë një të dyshuar.

“Është sulmuar një zyrtarë i KEDS-it, d.m.th rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.  Ky rast ka ndodhur rreth orës 14:05 minuta në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës”, ka thënë Ibra për “Indeksonline”.

“Të dyshuarin policia e ka arrestu menjëherë dhe me vendim të prokurorit ju ka shqiptu masa e ndalimit prej 48 orëve “, ka përfunduar  Ibra.

Ndryshe, ‘Indeksonline’ pak më parë raportoi për këtë alivanosje të punëtoritë të KEDS-it./Indeksonline/