13:44 / E Premte, 20 Korrik 2018

Ky është zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar  Fatmir Kajtazin (1961), zyrtar i financave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndonëse nga policia u raportua se ai është zyrtar në Agjencionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM), në fakt Kajtazi punon në MSh, por që rasti i tij ndërlidhet edhe me atë të datës 28 mars të këtij viti, ku ishte arrestuar Mendim Sojeva, shef i divizionit të financave dhe buxhet në AKPM.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ky arrestim është bërë me dyshimin për avullimin e 400 mijë eurove.

Kajtazi dyshohet se ka keqpërdorur pozitës zyrtare ose autorizimit në institucionin ku ai punon.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, përkatësisht sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar një zyrtar të Agjencionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM). Pas një pune operative, është bërë intervistimi dhe më pas arrestimi i të dyshuarit, gjegjësit zyrtarit të AKPM-së”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Indeksonline.

I dyshuari Kajtazi me vendimin të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë. /Indeksonline/

Ky është zyrtari i lartë i AKPM-së i arrestuar sot në Prishtinë