15:15 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është zyrtari i lartë i AKPM-së i arrestuar sot në Prishtinë

Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar sot drejtorin që ushtronte pozitën e shefit të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM. Indeksonline merr vesh se bëhet fjalë për Mendim Sojevën.

Personi në fjalë dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtimet jashtë vendit. I dyshuari këto keqpërdorime i ka bërë gjatë vitit 2017 ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur 130 mijë euro.

Personi i dyshuar është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”./Indeksonline/