16:34 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky hotel ofron zbritje nëse gjatë pushimit i hiqni qafe telefonat

Asgjë nuk është më e mirë sesa një pushim së bashku me familjen, madje nëse gjatë këtij pushimi i leni anash telefonat do të jetë edhe më këndshëm.

Një studim së fundi ka treguar se hotelet kanë gjetur se 54 përqind e fëmijëve kanë thënë se ndihen keq që prindërit e tyre rrinë shumicën e kohës në telefon, ndërsa 32 përqind e tyre thanë se kjo gjë i bën fëmijët të ndihen të injoruar, transmeton Indeksonline.

Një grup hotelier është duke bërë një lloj marrëveshje, që të ketë zbritje për familjet të cilët mbyllin telefonin në momentin që vijnë në hotel dhe gjatë pushimeve nuk e përdorin aspak telefonin.

Kjo ide ka ardhur në momentin kur stafi i hotelit e vërejti se teknologjia nuk po lejon familjarët të kalojnë kohë së bashku si familje.

“Ne kemi parë prindër të cilët shpresonin që të shihnin ndonjë lajm apo ndonjë konferencë në telefon dhe disa hotele kanë disa karriga të veçanta pranë pishinës që pushuesit të kenë mundësi të përdorin iPadin”, thonë nga kompania Travel+Leisure.

Pushuesit të cilët do të vendosin për këtë iniciativë, do të marrin një kuti të mbyllur për të futur aty telefonin e tyre.

Kuti do të jetë e programuar në atë mënyrë që të mos mund të hapet deri në ditën që i përfundojnë pushimet.

Nëse arrijnë ta kalojnë me sukses këtë “sfidë”, atëherë ajo familje do të përfitojë 5 përqind zbritje./Indeksonline/