19:09 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky Kuvend “adoleshent”, duhet të pensionohet sa më parë

Nga i gjithë debati i sotëm parlamentar, ndër shenjat më dëshpëruese dhe më shqetësuese do shtonim:

1. papjekurinë totale partiake, për peshën e temave të karakterit kombëtar;

2. injorancën dinake, për t’i quar përpara interesat shtetërore të vendit;

3. inatet, e manifestuara me gjuhën primitive dhe të pamatur personale, midis deputetëve të Kuvendit;

4. hipokrizinë, tashmë edhe të demaskuar publike politike, të secilit subjekt politik, pa asnjë dallim;

6. papërgjegjësinë, për të diskutuar me forcë e argumentit, e jo atë të argumentit të forcës, në aulën parlamentare;

6. mosguximin qytetar, për të dalë nga “lëvozhga” dhe orbita e ngushtë partiake, për të marr vendime kruciale për shtetin

7. konfuzionin, me qëllime meskine për ta “ gjuajtur gurin, duke fshehur dorën”’