14:31 / E Premte, 01 Qershor 2018 / k.v

Ky përbërës në pastën e dhëmbëve nxit kancerin e zorrës së trashë

Studiuesit thonë se ekziston një “nevojë urgjente” për të testuar triklosanin, një kemikat i zakonshëm në prodhimet shtëpiake. Pas studimeve paraprake, shkencëtarët po konkludojnë se ky mund të shkaktojë inflamacion dhe të promovojë kancerin e zorrës së trashë.

Triklosani, për shkak të vetive antibakteriale dhe antifungale, është i përdorur në pasta të dhëmbëve, detergjenteve, sapunëve, dhe produkteve për pastrimin e gojës, transmeton Indeksonline.

Që nga patentimi i parë në vitin 1964, është rritur popullariteti ti tij, t’u bërë një nga përbërësit më të përdorur gjerësisht.

Edhe pse në përgjithësi konsiderohet si i sigurt, triklosani kohëve të fundit janë ngritur mjaftë dyshime rreth tij. Në një studim të drejtuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pothuajse 75 për qind e mostrave të urinës që ata testuan përmbanin triklosan.

Kompleksi është gjetur gjithashtu në plazmën e gjakut dhe qumështin e gjirit. Në testimet e fundit të bëra rreth ndikimit të këtij kompleksi në zorrë, rezultatet treguan se triklosani shkakton inflamacion të zorrës së trash dhe mund të jetë shkaktar edhe si shfaqjes së sëmundjes së kancerit./Indeksonline/