18:57 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky Senegal secilin kundërshtarë mund ta “kall” (VIDEO)

Senegali ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit H.

Skuadra afrikane ishte shumë kërkuese në këtë ndeshje, ku edhe arriti të gjejë golin në minutën e 37-të.

Cionek shënoi autogol duke ia vështirësuar punët Polonisë.

Në minutën e 60-të, Niang shfrytëzoi një gabim në mbrojtje, ku pasi kaloi portirin

Pesë minuta para fundit, Rychoëiak arriti të ngushtoj epërsinë mirëpo pa arritur të nxjerrë pikë nga kjo ndeshje.

Me këtë fitore, Senegali është e para në grupin H me 3 pikë, aq sa ka edhe Japonia, Polonia dhe Kolumbia mbetën pa pikë. /IndeksOnline/