15:10 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Kylie dhe Trevis “harrojnë” vajzën teksa shkojnë në pushime (Foto)

Kylie Jenner dhe Trevis Scoot, janë bërë prindër rreth dy muaj më parë, dhe për këtë arsye nuk kanë pasur mjaft kohë për të kaluar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por duket se tashmë çifti kanë gjetur kohë që të kalojnë së bashku por kanë lënë vajzën e tyre vetëm në shtëpi.

Çifti i famshëm janë fotografuar teksa hanin mëngjes së bashku, ndërkohë që vogëlushen e tyre, Stormi e kishin lënë nën përkujdesjen e të tjerëve në shtëpi.

Ndryshe, ata kanë shumë pak kohë së bashku dhe duket se ardhja në jetë e Stormi ka përshpejtuar planet./Indeksonline/