09:58 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Kylie Jenner tregon fytyrën e vajzës, ndërsa shfaq edhe linjat pas lindjes (Foto)

1 muaj pas lindjes së vajzës së saj Stormi dhe pasi theu internetin me videon nga momentet më të bukura të shtatzënisë, Kylie Jenner po tërheq sërish vëmendjen.

Këtë herë më e vogla e familjes Kardashian, ka pozuar për herë të parë me vajzën 1- muajshe duke ja treguar kështu për herë të parë fytyrën.
“Engjëlli im është 1-muajshe sot”, shkruan Kylie e cila shfaqet në super formë pas lindjes.

Gjithashtu me anë të disa videove në Snapchat 20-vjeçarja ka treguar për herë të parë si duket trupi i saj pas lindjes e veshur me bikini të zeza.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Kylie i është rikthyer brenda 1 muaji trupit të saj me forma.