08:09 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kylie Jenner tregon se kush është i ati i fëmijës së saj (Foto)

Kylie Jenner është njëra nga personazhet publik më të komentuar kohën e fundit.

E komentet dhe thashethemet janë shtuar që nga koha kur ajo është bërë nënë për herë të parë, transmeton Indeksonline.

Së fundi, është aluduar se vajza e saj Stormi nuk është e reperit të njohur, Travis Skot por i truprojës së Kylie.

Kylie përsëri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ka mohuar këto akuza duke publikuar një imazh së bashku me Travis.

“Prindërit e Stromit” kishte shkruar Kylie në këto imazhe si kundërpërgjigje ndaj zërave për tradhti./Indeksonline/