10:28 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Labi: Nuk jam pishmangji, më lini rehat, të marr pak frymë

Labinot Tahiri ka reaguar pas vendimit të mosdhënies dorëheqje nga grupi i AKR-së në parlament.

Labi ka thënë se nuk është pishmangji, dhe se politikën nuk e bën në dëm të qytetarëvve.

Me një status në Facebook, deputeti nga Ferizaji ka kërkuar që ta lënë rehat dhe të marr pak frymë lirshëm.

“Polemikat se a dhashë doreheqje apo nuk dhashë do t’i mbyllë me këtë status
Ndoshta ju e mendoni që unë jam “pishmangji”, kur thoni se i ra “pishman” sa për të terhequr më shumë klikimet, por e keni gabim! Lëvizjet politike, bëhen në favor të ecurisë sime personale në karrierë.
Unë se paku politikën nuk po e bëj me popull.
Le të më lidhë dikush kerkesën time me dëmin ndaj qytetarëve,le të thotë dikush se po e demtoj qytetarin tim?!

Unë dua të qoj gurin në vendin e vet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, por e di se do të fitojë qytetari im. Në fund të fundit, mundem siç thoni ju “me u djegë” unë si Labinot Tahiri në politikë por nuk do me thënë se unë e demtojë popullaten time, ajo nuk vjen në shprehje. Jam mesuar të digjem vetë, por jo të tjerët keni boll dëshmi!!
Le të ma thotë dikush, që deri më sot, një qytetar i vendit tim, ka pësuar humbje nga unë, apo vetëm ka fituar?!

Pra, bëjeni dallimin për lajmet që bëhen për klikime, ose për lajmet e duhuara që unë i arris në interes të përgjithshēm.
Sigurisht se lajme të mira do të ketë për të gjithë, e në veqanti shumë e shumē shpejtë, për qytetin tim të lindjes, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
Keni pēr kë të shkruani keq e më keq, se për një “personazh më pak” se besoj të mbesni keq, mund t’u dalë ndonjë i ri !
Me lini pak me punet e mia e me leni pak të marrë frymë” shkruan Labinot Tahiri./Indeksonline/