20:23 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Labi u del zot banorëve të Ferizajt, beson në fjalën e Haradinajt

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri përmes një statusi në “Facebook” thotë se ka besim të plotë në premtimin që ia kishte dhënë kryeministri, Ramush Haradinaj, lidhur me një cështje për komunën e Ferizajt.

“Banorë të dashur, të fshatrave të dëshpëruara të kësaj ane tash e 18 vite…! Kësaj pune dhe premtimi ndaj jush, do i shkojmë deri ne fund. Mos u merakosni se ajo rrugë do të shtrohet shpejt dhe shumë shpejt. Unë i besojë Kryeministrit Haradinaj, besojini edhe ju. Kam përvojën time me kryeministrin, është njeri i fjalës”, ka shkruar ai. /Indeksonline/