20:40 / E Martë, 27 Mars 2018 / k.v

Takohen Thaçi e Haradinaj, shkak menaxhimi i situatës së sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi është mbajtur në orët e mbrëmjes.

Burimet i kanë treguar Indeksonline se takimi ka pas për qëllim koordininim e punëve për menaxhimin e punëve të përbashkëta shtetërore, për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj gjatë ditës kanë mbrojtur intervenimin e Policisë së Kosovës në veri, për të arrestuar Marko Gjuriq./Indeksonline/