19:24 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet Salah, jep lajmin fantastik (Foto)

Mohamed Salah nuk arriti të kontribuoj për skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid pasi u lëndua dhe u detyrua të largohet në minutën e 30-të.

Egjiptiani nuk ka mundur t’iu përmbahet lotëve dhe u raportua se tashmë ai ka humbur edhe botërorin.

Megjithatë, ai është lajmëruar në Instagram me shumë besim se do kontribuoj në Kupën e Botës për Kombëtaren e tij.

“Ishte një natë shumë e vështirë, por unë jam një luftëtar. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, jam i bindur se do të jem në Rusi për t’ju bërë të gjithë ju krenarë. Dashuria dhe mbështetja juaj do të më japin forcën që më duhet”, ka shkruar Salah.

Mohamed Salah është njëri nga futbollistët më të mirë në qarkullim ku e ndihmoi Liverpoolin deri në finale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/