19:08 / E premte, 19 Gusht 2016

Merkel e ashpër ndaj Rusisë

Merkel e ashpër ndaj Rusisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Bashkimi Evropian duhet të mbajë gjallë sanksionet kundër Rusisë, për shkak të asaj që ajo e quajti dështimin e Moskës për të respektuar detyrimet e saj në bazë të marrëveshjes së paqes mbi krizën e Ukrainës.

Merkel tha se është duke punuar me presidentin francez Francois Hollande, për t'i bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë të zbatojnë marrëveshjen e paqes së Minskut të vitit 2014, në bazë të së cilës parashihet armëpushimi në lindje të Ukrainës. "Unë jam e para që do të dëshiroja heqjen e sanksioneve kundër Rusisë", ka thënë Merkel.

"Për fat të keq ne nuk kemi parë një përmbushje të marrëveshjes së Minskut deri më tani, por jemi duke punuar me të gjithë forcën tonë në mënyrë që të kthehemi në një marrëdhënie me Rusinë, e cila nuk ka nevojë për sanksione", shtoi Merkel. Ajo tha se marrëveshja e Minskut "mbetet matësi kryesor për të ardhmen e sanksioneve.

" Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja vendosën një sërë sanksionesh në Rusi në verën e vitit 2014 për akuzat se Moska po armatos dhe po mbështetë forcat pro-ruse që luftojnë në lindje të Ukrainës./Indeksonline/

Lexo të tjera