16:40 / E premte, 21 Prill 2017

3500 veteranë të luftës pajisen me vërtetime

3500 veteranë të luftës pajisen me vërtetime

Zyra për vërtetime e veteranëve të UÇK-së  që është funksionalizuar para një muaji, ka lëshuar vërtetime për 3 mijë e 500 qind veteranë që kanë mbetur pa marrë pensione tash e sa muaj.

Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, për Indeksonline ka thënë se kjo zyrë ka lëshuar 3 500 vërtetime.

Kjo i bie që nga 3 mijë e 600 qind veteranë sa kanë qenë pa vërtetime, tashme vetëm 100 prej tyre kanë mbetur të marrin deri sa edhe kjo zyre ka mision 60 ditë të përmbyll këtë proces.

Edhe, Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj , ka thënë për Indeksonline se ky proces ka shkuar mirë dhe se gati është në përfundim.

“ Zyra është ende duke punuar, ka edhe disa javë deri në përfundim të punës së saj që është caktuar për 60 ditë. Përveç kësaj, OVL është në diskutim e sipër me Qeverinë, Kuvendin, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, në formimin e një agjensioni për veteran. Ky agjencion do të funksionoj ndaras nga MPMS, dhe do t’i dedikohet kategorisë së veteranëve”, ka thënë Haradinaj.

Zyra për vërtetime për kategorinë e veteranëve është funksionalizuar me 21 mars të këtij viti dhe ka “mandat” edhe 1 muaj deri në përfundim të punës për të cilën është hapur. /Indeksonline

Lexo të tjera