19:29 / E enjte, 12 Tetor 2017

A e kanë parë kandidatët e Prishtinës gjendjen e nënkalimit te Kalabria? (Foto)

A e kanë parë kandidatët e Prishtinës gjendjen e nënkalimit te Kalabria? (Foto)

Ka më shumë se dy javë që askush nuk është përkujdesur për pastrimin e nënkalimit që lidhë lagjen “Kalabria” me “Veternikun”.

Lexues të “Indeksonline” i kanë dërguar redaksisë fotografi ku shihet një gjendje aspak e këndshme në këtë nënkalim.


Bërlloku i shumtë që tashmë ka dalë nga shportat, urina dhe aroma e rëndë janë gjërat me të cilat përballen ata këmbësorë të këtyre dy lagjeve që kalojnë andej.


Në “Indeksonline” edhe më herët kishin arritur ankesa për rastin e njëjtë, meqë ky nënkalim është kthyer në një strehë të qytetarëve të papërgjegjshëm që e përdorin atë hapësirë si WC publike dhe si vend ku mund t`i shprehin “aftësitë e artit” duke vizatuar nëpër mure gjëra pa kuptim.

Nënkalimi është lënë tashmë në harresë të autoriteteve komunale./Indeksonline/


Lexo të tjera