22:58 / E shtune, 12 Gusht 2017

A po përçahen LDK e AKR?

A po përçahen LDK e AKR?

Koalicioni LAA duket se nuk është tërsisht i palëkundur. Veçse kanë filluar polemikat mes deputetëve të LDK –së e AKR-së.

Polemikat mes Agim Bahtirit nga Aleanca Kosova e Re,  e Agim Veliut nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë të ndalur. 

Derisa fillimisht ishte Bahtiri ai që kishte deklaruar se nuk e presin pafundësisht LDK-në, për krijimin e institucioneve, i menjëhershëm kishte qenë deklarimi i Veliut, i cili u shpreh se po presin hapin e koalicionit PAN drejt krijimit të institucioneve.

Bahtiri ka thënë se dikush po dëshiron t’ia nxjerrë deklaratat prej kontekstit. Derisa shprehet bindur se nuk duhet t’i bashkohen koalicionit PAN, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se kohët e fundit u përfol shumë që AKR do t'i bashkohet PAN-it. Nuk dihet nëse këto polemika po japin ndonjë sinjal të tillë.

Gjeni postimin e plotë të Bahtirit:

Dikush po dëshiron që deklaratat e mia t'i nxjerrë prej kontekstit, por qendrimi im është i njohur se nuk duhet t'i bashkohemi koalicionit PAN.

Mirëpo, është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, sepse kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it.

E ftoj LDK-në që të bashkohet edhe me VV-në dhe nënshkruajmë një marrëveshje, ku duke i mbledhur së bashku 61 nënshkrime, do t'i drejtoheshim edhe Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, nëse është e nevojshme.

Pra, AKR-ja gjithmonë ka luajtur rol kontruktiv dhe është besnike e marrëveshjeve, por nuk mund të qendrojmë gjatë në këtë pozicion. /Indeksonline/

Lexo të tjera