13:01 / E premte, 21 Prill 2017

AAK: Edhe disa deputetë të pozitës do ta nënshkruajnë mocionin

AAK: Edhe disa deputetë të pozitës do ta nënshkruajnë mocionin

Iniciativa e NISMA-s për rrëzimin e Qeverisë Mustafa ka marrë dritën jeshile nga të gjitha partitë opozitare. Mirëpo, nënshkrimin për mocion pritet ta bëjnë edhe disa deputetë të koalicioni qeverisës. Kështu të paktën ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Mocioni që e ka ndërmarrë partia e Fatmir Limajt është plotësisht i drejtë, pasi, sipas tij, kjo qeveri duhet sa më parë të liron obligimet e veta që nuk i ka implementu asnjë të mirë që shkon në favor të qytetarëve.

“Opozita i ka dhënë të gjitha nënshkrimet ndërsa mbetet nga koalicioni qeverisës, disa deputet, që të arrihet numri 40 dhe të procedohet në Kuvend për shkarkimin e Qeverisë”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndërsa i pyetur rreth zgjedhjeve të parakohshme, Lekaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti për koalicione paszgjedhore.

“Ne hymë në zgjedhje për të fituar ato. Kemi koalicion parazgjedhor me NISMA-n. Por nuk kemi menduar fare se me kënd të shkohet në koalicion paszgjedhor. Mirëpo, janë qytetarët që do ta japin verdiktin e vet se si do të duket qeveria.  Ne kemi thënë se nuk do të kemi vija të kuqe por në këtë fazë që me kënd do të bëjmë koalicion”, ka thënë ai. /Indeksonline/ A.M./

Temat:
Lexo të tjera