21:12 / E premte, 21 Prill 2017

AAK pa kandidat për Prishtinën

AAK pa kandidat për Prishtinën

Partia e Ramush Haradinaj ende nuk e ka gjetur kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për ‘Indeksonline’, se ditëve në vazhdim, AAK do ta bëjë publik kandidatin e saj për të parin e kryeqytetit.

“Kandidatin për Prishtinën ende s’e kemi caktuar. Mendoj se në  ditët në vazhdim do të përcaktohemi dhe do ta bëjmë publik”, ka thënë ajo.

Deputetja e AAK-së, ka thënë se besimi në këtë parti po rritet çdo ditë e më shumë.

Koalicioni opozitar AAK-Nisma, sipas saj, do të dale fituese e zgjedhjeve.

“Radhët e aleancës po  shtohen çdo ditë. Qytetarët po e shohin AAK-në si shpresë  për ndryshim”, ka shtuar ajo.

Krejt në fund ajo ka folur edhe për çështjen e demarkacionit.

“Qeveria e Isa Mustafes nuk i ka votat për demarkacionin dhe kjo pikë nuk do të kalojë”,ka përfunduar Kadrijaj. /Indeksonline/


Lexo të tjera