18:00 / E premte, 21 Prill 2017

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror reagon ndaj opinionit të publikuar në ‘Indeksonline’

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror reagon ndaj opinionit të publikuar në ‘Indeksonline’

Pas opinionit të Shemsi Jasharit botuar në rubrikën opinione në portalin ‘Indeksonline’, me titull “Thirrje për mosnënshtrim dhe denoncim të veprave korruptive nga secili qytetarë”, ka reaguar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Në reagimin e  kësaj agjencie thuhet se Shemsi Jashari më këtë shkrim është munduar qe të vihet në lajthitje të opinionit publik më të dhëna të pavërteta duke sulmuar agjencinë në fjalë për interesa të tij personale.

“Z.Jashari, duke ofruar dhe lidhur fakte të pavërteta, që nuk kanë të bëjnë fare me Vendimet që dalin nga ASHNA-në, në secilin medium që i ipet hapësirë, mundohet që ta faktorizoj veten duke shpifur në drejtim të menaxhmentit të ASHNA-së”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Agjencisë se Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Autori i këtij shkrimi i publikuar në rubrikën ‘Opinione’, është Shmesi Jashari.

Me poshtë u sjellim reagimin e plotë të Agjencionit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror:

Reagim ndaj shkrimit të publikuar në “Indeksonline”, me titull, Thirrje për mosnënshtrim dhe denoncim të veprave korruptive nga secili qytetarë”, i datës 21.04.2017.

Në këtë shkrim, i cili është i publikuar në rubrikën Opinione të mediumit në fjalë, është munduar që të vihet në lajthitje opinionin publik me të dhëna të pavërteta duke sulmuar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për interesa të tij personale.

Z.Jashari, duke ofruar dhe lidhur fakte të pavërteta, që nuk kanë të bëjnë fare me Vendimet që dalin nga ASHNA-në, në secilin medium që i ipet hapësirë, mundohet që ta faktorizoj veten duke shpifur në drejtim të menaxhmentit të ASHNA-së. 

Sa i përket shkarkimit të z.Jashari nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Shërbimeve të Përbashkëta, nuk ka të bëjë me asnjë çështje jashtë ASHNA-së, mirëpo kjo është bërë për shkak të ndryshimeve të komplet strukturës organizative të ASHNA-së, e që është e drejtë e Drejtorit të ASHNA-së në bazë të Nenit 9, të  Ligjit 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku theksohet që, Drejtori me Akt nënligjor rregullon funksionimin dhe pozitat e personelit.

Përkundër të gjitha këtyre shpifjeve nga ana e z.Jashari në drejtim të menaxhmentit të ASHNA-së, Drejtori i ASHNA-së, ka respektuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, ku i ka ofruar z.Jashari pozitën e Menaxherit të Administratës, pasi që pozita e Drejtorit të Departamentit për Shërbime të Përbashkëta në strukturën e re organizative të ASHNA-së nuk ekziston, mirëpo është riorganizuar në pozitën e Menaxherit të Administratës. Mirëpo z.Jashari e ka refuzuar pozitën në fjalë, me arsyetimin se paga prej 1,150 euro (njëmijë e njëqind e pesëdhjetë euro), është e pamjaftueshme për të.

Për procedurën e implementimit të Vendimit të Këshillit, është njoftuar edhe këshilli në afatin e caktuar kohorë. Bashkangjitur si referencë po ju dërgojmë dokumentet të cilat vërtetojnë zbatimin e vendimit të KPMSHCK-së në lidhje me z. Jashari: Njoftimin për KPMSHCK, korrespodencat me e-mail, aktemrimin nga ana e Drejtorit të ASHNA-së për z.Jashari në Harmoni me Vendimin e KPMSHCK-së si dhe Organogramin e ri të ASHNA-së.

Ndërkaq sa i përket, akuzave të drejtuara kundrejt ASHNA-së, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, po ashtu edhe Drejtori i saj, nuk kanë Imunitet ndaj organeve të drejtësisë dhe ndaj asnjë organi tjetër i cili është i thirrur për luftimin e keqpërdorimeve. ASHNA dhe menaxhmenti i saj, janë gjithmonë të gatshme që të japin përgjegjësi sa herë që iu kërkohet nga organet kompetente.

Andaj duke iu referuar shkrimit të publikuar në mediumin “Indeksonline”, kërkojmë nga ky i fundit të sqarohet në lidhje me autorësinë e këtij shkrimi, pasi që ky shkrim është i publikuar në rubrikën Opinione, mirëpo nuk sqarohet se kush është autori i Opinionit, mirëpo në shkrimin në fjalë autori citohet në emër të “Indeksonline”. Po ashtu kërkojmë që mediumi në fjalë, të zbatoj parimet e shkrimeve gazetareske, që duhet të merret çdoherë edhe pala e kundërt, në këtë rast ASHNA, përndryshe jemi të obliguar që tu drejtohemi organeve kompetente për shpifje dhe shkrim të njëanshme. 

Temat:
Lexo të tjera