21:26 / E hënë, 17 Korrik 2017

Aksident i rëndë te Gjiri i Lalëzit, makina kthehet përmbys (Video)

Aksident i rëndë te Gjiri i Lalëzit, makina kthehet përmbys (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në rrugën që lidh Gjirin e Lalëzit me autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë e kuqe, modeli i të cilës nuk dallohet qartë, është aksidentuar me një mjet tjetër.

Pavarësisht pamjeve të rënda dhe shkatërrimit të makinës, për fat të mirë nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Gjithmonë e më tepër po shtohen aksidentet e rënda ditët e fundit si pasojë e shtimit të fluksit të pushuesëve në vendin tonë. Kujdes kur udhëtoni.

 
Lexo të tjera