20:05 / E premte, 22 Shtator 2017

Aksident i rëndë rrugor, humb jetën një 36-vjeçar

Aksident i rëndë rrugor, humb jetën një 36-vjeçar

Një aksident i rendë rrugor në qendër të Mitrovicës ka përfunduar tragjikisht për një 36-vjeçar, ndërkohë që dy persona të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë M. XH., 36 vjeçar.

Vdekjen e 36-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në QKMF-në e Mitrovicës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.

I lënduari tjetër, pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është liruar në shtëpi.

Policia, nëpërmes të një komunikate, ka thënë se hetuesit e Njësisë së Trafikut rajonal, prokurori, si dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin e ngjarjes.

Sipas Policisë, nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion./zeri/


Lexo të tjera