22:47 / E enjte, 17 Gusht 2017

​Aksident në Shqipëri, 4 të plagosur

​Aksident në Shqipëri, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë 4 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel –Klos, në afësi të Urës së Matit.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa janë përplasur një mjet tip ‘Audi’ me një mjet tjetër tip ‘Benz’.

Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve B.G dhe D.M si dhe pasagjerët O.B dhe Sh.S të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /LAPSI.AL/ 

Njoftimi i policisë: Rreth orës 16-00, jemi njoftuar se në afësi të Urës së Matit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në afërsi të urës së Matit, aksi rrugor Burrel –Klos, janë përfshirë në aksident dy automjete, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.G, dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D.M.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë pasagjer që udhëtonin ne këto mjete shtetasi O.B, udhëtonte në mjetin tip Audi, dhe shtetasi Sh.S. udhëtonte në mjetin tip benz.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.



Temat:
Lexo të tjera