10:24 / E premte, 21 Prill 2017

Albin Kurti jashtë territorit të Kosovës, Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest

Albin Kurti jashtë territorit të Kosovës, Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Mirëpo, “Indeksonline” mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se i njëjti nuk gjendet në Republikën e Kosovës. “Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje”, ka thënë ky burim.

“Ju njoftojmë se kryetari i trupit gjykues sot në seancën gjyqësore ka marr vendim që për të siguruar prezencën e të akuzuarit A.K gjatë ditës do të lëshojë urdhër arrest”, thuhet në përgjigjen e “Indeksonline” nga Zyra për Informim e Themelores.

Vlen të theksohet se Kurti kishte munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi./Indeksonline/

Lexo të tjera