16:14 / E premte, 17 Shkurt 2017

Ambasadorja Lama dorëzoi letrat kredenciale në San Marino (Foto)

Ambasadorja Lama dorëzoi letrat kredenciale në San Marino (Foto)

Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama dorëzoi letrat kredencile në Republikën e San Marinos, ku do të jetë ambasadore jorezidente. Lama pas një ceremonie të organizuar nga shteti i San Marinos, paraqiti letrat kredenciale tek Kapitenët Regjentë, Marino Riccardi dhe Fabio Berardi. 

Në fjalën e saj të rastit ambasadorja Lama, përcolli përshendetjet e presidentit Thaci dhe të popullit të Kosovës. Ajo falenderoi përfaqësuesit e shtetit të San Marinos për rolin e tyre përkrahës në njohjen e pavarëissë së Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj, si dhe përkrahjen me votën e tyre në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

‘San Marino, tha ambasadorja Lama është një vend simbol i paqes, dhe këtë simbolikë më së miri e kupton populli i Kosovës i cili ka vuajtur nga luftërat e shkaktuara nga pushtuesit.’ Ambasadorja Lama foli për thellimin e mëtejshëm të raporteve miqësore me shtetin e San Marinos, jo vetëm në fushën diplomatike por edhe në fusha të tjera. Nga ana e tyre përfaqesuesit e San Marinos, kapitanët regjentë theksuan dëshirën e shtetit të tyre për intensifikimin e raporteve ekonomike dhe kulturore me Kosovën. 

Si promovues të paqes, ata garantuan se do të jenë përkrahës të shtetit të Kosovës në çdo proces ndërkombëtar. Më pas ambasadorja Lama pati rastin të prezantohet me të gjithë sekretarët e shtetit, që janë kabineti qeveritar si dhe me diplomatë të shtetit të San Marinos, ku shkëmbeu informata dhe kontakte në lidhje me bashkëpunimet e mundshme mes dy shtete.

Temat:
Lexo të tjera