17:31 / E premte, 19 Maj 2017

Arbana Xharrës i vije një letër përkrahëse nga zyrtari i famshëm amerikan (Foto)

Arbana Xharrës i vije një letër përkrahëse nga zyrtari i famshëm amerikan (Foto)

Sekretari amerikan, Hoyr Yee i ka dërguar një letër Arbana Xharrës duke i uruar asaj shërim të shpejtë. Yee ka bërë të ditur në letër se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë ata të cilët janë të vendosur që të punojnë për të mirën e vendit.

“Dua të shpreh keqardhjen më të madhe për lëndimet që i keni marrë nga sulmi i tmerrshëm dhe të iu shpreh urimet më të përzemërta që të shëroheni sa më shpejtë. Ne kemi bërë thirrje të fortë drejt autoriteteve kosovare që të sjellin para drejtësisë ata që e kryen sulmin. 

Kurajo dhe shërbimi ndaj vendit tënd përmes gazetarisë dhe aktivitetit, reflektojnë më së miri në atë çka quajmë demokraci. SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë punën e patrembur të gazetarëve, politikanëve dhe liderëve të shoqërisë civile sikurse ju, të cilët janë të vendosur të krijojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, shkruan në letrën e Yee, të cilën Xharra e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Indeksonline.

Xharra më pas ka falënderuar publikisht edhe përkrahjen e ambasadorin Delaëie, si dhe të sekretarit Yee, për solidarizimin e tyre.

“Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për z. Hoyt Yee për letrën personale përkrahëse, dua ta falënderoj edhe Ambasadorin Amerikan z. Delaëie, por edhe gjithë stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për kujdesin e veçantë dhe solidarizimin e tyre miqësor. Mirënjohja ime dhe e familjes sime është e pafund për të gjithë dashamirët e Kosovës mike dhe partnere të komunitetit euroamerikan. Z. Yee, ju lutem pranoni shprehjen e vlerësimit tim më të lartë, ne jemi të bekuar të kemi një mik tek ju dhe tek populli amerikan”, ka shkruar ajo./Indeksonline/


Lexo të tjera