11:46 / E enjte, 12 Janar 2017

“As Serbia nuk shpreson shumë në ekstradimin e Haradinajt”

“As Serbia nuk shpreson shumë në ekstradimin e Haradinajt”

Arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kushtuar një artikull edhe e përditshmja e Moskës, Moscow Kommersant.

Kjo gazetë shkruan se Beogradi vështirë që mund të llogaris që do të vendoset për ekstradimin e njërit prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që Gjykata e Hagës e ka liruar dy herë nga të gjitha akuzat, transmeton Indeksonline.

“Autoritetet serbe duke kërkuar ekstradimin e Haradinajt nga Franca, kanë injoruar kërkesat e vazhdueshme të Malit të Zi për ekstradimin e dy shtetasve serb të akuzuar për organizimin e një grusht shteti në Podgoricë më 16 tetor të vitit të kaluar”, shkruan e përditshmja.

Sipas artikullit, Haradinaj është akuzuar për shumë krime dhe shanset e ekstradimit në Serbi janë të vogla. /Indeksonline/

 

Temat:
Lexo të tjera