23:27 / E enjte, 21 Shtator 2017

Avokati i Selës: Keqardhja e Gruevskit është hipokrizi

Avokati i Selës: Keqardhja e Gruevskit është hipokrizi

Avokati i Ziadin Selës, Abedin Abduli theksoi se deklarata e djeshme e Nikolla Gruevskit, i cili tha se ndjen keqardhje për atë që i ka ndodhur Selës, është thjesht një hipokrizi. 

Sipas tij, është habi e madhe që Gruevski ka parë deputetë të VMRO-DPMNE të mbrojnë Selën, ndërsa nuk ka parë deputetë të tjerë të partisë së tij që hapën dyert e Kuvendit. 

“Prokurori publik përballet me pengesa nga insititucionet e tjera. Është e palejueshme që deri më tani të identifikohet personat e shumtë , përderisa ka inçizime.Kur do të vijmë deri te akuza ,atëherë presim të akuzohen 5-6 persona”, tha Abduli, transmeton Zhurnal.mk. 

Abduli pret që gjatë fundit të muajit të ardhshëm të vjen deri te dënimi i fajtorëve për rastin në fjalë. 

Lexo të tjera