18:00 / E premte, 18 Gusht 2017

Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa për 105 studentë

Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa për 105 studentë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka nënshkruar sot kontratat për studentët të cilët kanë fituar bursat.

Këto bursa janë të nivelit komunal për këtë vit. Ku shumica e përfituar gjithsej nga 105 studentë është 70 euro, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë:

Janë 105 studentë nga komuna e Mitrovicës, që kanë nënshkruar kontratat si përfitues të bursës komunale për këtë vit. Shuma e bursës së përfituar është 70 euro.

Në sallën e Kuvendit Komunal  kontratat  për ndarjen e bursave ua dorëzoi kryetari  i Komunës, Agim Bahtiri,  i cili me këtë rast  tha se komisioni për ndarjen e bursave ka përzgjedhur studentët më të mirë. Ai uroi studentet përfitues të bursave dhe inkurajoi për angazhim dhe punë te palodhshme në përfitim të dijes,  prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdoj të ndihmoj studentët, jo vetëm financiarisht por edhe duke ju ofruar pune praktike në sektor te ndryshëm.

  “Ju që keni përfituar bursa jeni studentë të dalluar, jeni ardhmëria e qytetit tonë dhe sigurisht përpos ngritjes profesionale, nesër edhe ndonjëri prej jush do të jetë në pozita udhëheqëse në komunë e më lartë. Ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj  që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, ju tha kryetari Bahtiri.

Pas nënshkrimit  të kontratës, studentët janë shprehur të  jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që  komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre./Indeksonline/


Lexo të tjera