16:38 / E hënë, 14 Nentor 2016

Bajrami: MTI në mbështetje të prodhimeve vendore, brenda e jashtë vendit

Bajrami: MTI në mbështetje të prodhimeve vendore, brenda e jashtë vendit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka marrë  pjesë sot në hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” me moto “Unë konsumojë produkte vendore,  të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Sipas një komunikate për media dihet se në hapjen solemne,  ministra Bajrami foli për rëndësinë që ka mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimi i prodhimeve vendore  përmes fushatave promovuese. Ministrja Bajrami e përgëzoi AKB-në për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të saj në përkrahjen e prodhuesve vendorë, si dhe për aktivitetet e ndërmarra gjatë “Javëve të Biznesit Kosovar” që kanë të bëjnë me promovim e sektorit privat, veçanërisht prodhimtarisë vendore.

Po ashtu  ajo theksoi që MTI dhe Qeveria e Kosovës mbesin të angazhuara në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes në vend, ku përfaqësuesit e bizneseve kanë rol shumë të rëndësishëm. Ky angazhim është vënë re në rangimin e Kosovës në raportet ndërkombëtare si edhe në veprimet konkrete që janë ndërmarrë deri me tani si: Investimi në zonat industriale, krijimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, përmirësimin e legjislacionit, shkurtim i taksave, eliminim i burokracisë etj.

Bajrami, theksoi po ashtu se MTI-ja në vazhdimësi do të jetë në mbështetje dhe promovim të prodhimeve vendore përmes organizmit të panaireve dhe forumeve  brenda e jashtë vendit. Ajo njoftoj të pranishmit se KIESA në vitin 2016 ka mbështetur 173 ndërmarrje të marrin pjesë në 17 panaire ndërkombëtare, ku janë ekspozuar rreth 800 produkte nga Kosova, janë nënshkruar 33 kontrata bashkëpunimi dhe shitjeje, si dhe dhjetëra të tjera janë duke u negociuar.

Lexo të tjera