14:56 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Bandat grabisin dy biznese gjatë natës në Sarandë, shpallen në kërkim autorët

Bandat grabisin dy biznese gjatë natës në Sarandë, shpallen në kërkim autorët

Dy biznese kanë rënë pre e grabitjeve në qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme.

Në njërin prej bizneseve në pronësi të 69-vjeçarit K.P. është grabitur një televizor ndërsa në biznesin tjetër po në lagjen nr.4 të Sarandës është grabitur një sasi lekësh.

Komisariati i Policisë Sarandë Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje, lokali në pronësi të shtetasit K.P vjeç 69, banues në Sarandë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 Neni 134 i Kodit Penal. Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.A, vjeç  51, banues në Sarandë, ku kanë marrë nje sasi lekesh.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Lexo të tjera