16:39 / E premte, 17 Shkurt 2017

Basha: Vendosin qytetarët sa zgjat protesta

Basha: Vendosin qytetarët sa zgjat protesta

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj policisë në lidhje me kohëzgjatjen e protestës. Basha theksoi se janë qytetarët ata që vendosin sa do zgjasë protesta.

“Fillimi i protestës është përcaktuar në orën 12:00, ndërsa qytetarët do të vendosin kohëzgjatjen e saj.

Policisë po i përsëris që të mos provokojë përndryshe do të përballet me pasojat. Jam i bindur se dita e nesërme do të jetë festë demokracie për t’i dhënë fund të keqes”, deklaroi ai pas takimit aleatët dhe me të rinjtë e PD.

Fillimi i protestës është përcaktuar nga Partia Demokratike, nga opozita në orën 12:00. Qytetarët janë ata, të cilët do të vendosin kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës, padyshim me fitore. Me fitore qytetare, të kauzës qytetare, të kauzave të shumta që do të bashkojnë shqiptarët nesër në protestë.

“Unë dua në radhë të parë të falenderoj mijëra qytetarë që më kanë dërguar mesazhe në telefon, në Facebook, në forma dhe mënyra të tjera. Në pamundësi për t’ju përgjigjur gjithsecilit prej tyre, në kohën e shkurtër kur i kanë dërguar këto mesazhe, dua t’iu përcjell një falënderim nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme, për angazhimin, për konfirmimin e bashkimit të madh popullor që do të ndodhë nesër në Tiranë, të protestës së madhe, kësaj feste të demokracisë, të cilës do t’i bashkohen burra dhe gra, të reja dhe të rinj, intelektualë, artistë, sportistë, pa punë, punëmarrës, sipërmarrës, fermerë, punëtorë, studentë dhe gjimnazistë”, – vijoi ai mes të tjerash. 17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo të tjera