22:03 / E premte, 19 Maj 2017

Beqaj: Vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore

Beqaj: Vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili në zgjedhjet e fundit kishte marrë 10499 vota, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.

Postimi i plotë i Beqajt:

Miq të nderuar, Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe interesimin tuaj, ju njoftoj se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.  

Ky vendim vjen si rezultat i dëshirës sime për t'u angazhuar intensivisht në përgatitjen dhe jetësimin e planit ekonomik të #FillimiRi dhe korrjen e fitores së PDK-së. Do të punoj për arritjen e qëllimit i cili është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes platformës së PDK. 

Unë do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së. #FillimiRi #PDK

Lexo të tjera