08:22 / E enjte, 14 Shtator 2017

Berisha thumbon Ramën: Atletbardhi bëri Europën të qeshë me ne

Berisha thumbon Ramën: Atletbardhi bëri Europën të qeshë me ne


Ish-kryeministri Sali Berishambrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin e Çim Pekës. Përveç deklaratave të forta ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ka “thumbuar” edhe kryeministrin Edi Rama.

Çim Peka: Jo më larg se para një jave Ministri i Jashtëm serb, Daçiç ka bërë një deklaratë: “sa herë që Brukseli tregohet skeptik, Edi Rama kërcënon me të tijën se nuk do të presim pa fund, por ka dhe alternative të tjera”. Kurse Daçiç ishte specik, “në rast se Brukseli na mbyll dyert kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. A e keni menduar ndonjëherë se serbët do të kërcënojnë Brukselin me aleancën me Amerikën dhe me Shqipërinë?

Berisha: Këta janë çiftenj ballkanik, atletbardhi Edi Rama e Daçiç dhe të gjithë këta e bëjnë Europën me qesh, i impresionojnë fare. Europa kërkon standarte, këto i servirin kërcënime. Europa nuk kërcënon, këta bëhen qesharakë. /albeu.com/

Temat:
Lexo të tjera